Sporti

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

05/12/2026 09:47
nga:Mergim Rreci

‘Sofascore’ ka publikuar formacionin e javës në La Liga, ku një nga emrat më të spikatur është sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Mallorcas u vlerësua për paraqitjen e tij ndaj Villarreal, ndeshje në të cilën shënoi gol dhe ishte vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare. Performanca e tij u shpërblye me notë të lartë dhe përfshirje në formacionin e javës, transmeton GazetaBlic Sport.

Muriqi vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas këtë sezon, duke kontribuar jo vetëm me gola, por edhe me lojë të fortë fizike në synimin e madh të mbijetesës.

Team of the Week provided by Sofascore

 /GazetaBlic Sport/