Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Gjermani ka zhvilluar takime me përfaqësues të parlamentit të Nordrhein-Westfalen, ku në fokus ishte bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Kurti tha se në takimet me Stefan Engstfeld, Hartmut Ganzke dhe Jochen Ott u theksua roli i diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve institucionale mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ai shtoi se, në shenjë të marrëdhënieve të afërta mes dy vendeve, është nënshkruar edhe një kërkesë për zhvillimin e një ndeshjeje futbolli mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Gjermanisë.


