Lajme

Daut Haradinaj uron Ardian Gjinin: Kosovës i duhet lidership i qëndrueshëm, ti je njeriu i duhur

05/11/2026 19:15
nga:Genita C

Daut Haradinaj i ka uruar sukses kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, i cili është edhe prijës i listës së AAK-së dhe kandidat për kryeministër, raporton GazetaBlic.

Haradinaj tha se Gjini përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që i nevojitet Kosovës në këtë periudhë, duke theksuar se vendi ka nevojë për lidership të qëndrueshëm dhe zhvillimor.

Postimi i plotë:

Suksese Kryetar Ardian Gjini. Si prijës i listës sonë dhe kandidat për Kryeministër, përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që i duhet Republikës së Kosovës në këtë moment të rëndësishëm politik.

Jam i bindur se me përvojën, maturinë dhe përkushtimin tënd, do të udhëheqësh me dinjitet në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të vendit.

Kosova ka nevojë për lidership të qëndrueshëm, bashkues e zhvillimor. Besoj se ti je njeriu i duhur për këtë përgjegjësi.

Të priftë e mbara, Ardian!