Sporti

Zyrtare: Daniel Siebert, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

05/11/2026 18:27
nga:L J

UEFA ka njoftuar se gjyqtari gjerman Daniel Siebert do të ketë nderin të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Arsenalit.

Ky është një tjetër vlerësim i madh për gjyqtarin e lindur në Berlin, i cili është vendosur si një nga figurat kryesore në futbollin evropian.

Emërimi i Siebertit nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh axhendën e tij të ngjeshur në këtë garë këtë sezon. Ai ka drejtuar gjithsej nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve deri më tani, duke fituar përvojë të konsiderueshme në fazat eliminatore.

Interesante është se gjermani ka arbitruar tashmë dy ndeshje kyçe për një nga finalistët, Arsenalin. Ai ishte gjyqtari kryesor për ndeshjen e parë të çerekfinales midis Sporting dhe Arsenalit, si dhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale, në të cilën “Topçinjtë” u përballën me Atletico Madridin.

Asistentët e Sibertit gjatë finales do të jenë bashkëkombësit e tij Jan Seidel dhe Rafael Foltin, të cilët do të formojnë një ekip gjyqtarësh tërësisht gjermanë.

Përveç besimit të UEFA-s, Siebert vlerësohet shumë edhe nga FIFA. Ai do të jetë përfaqësuesi i vetëm gjerman midis gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjet në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

/GazetaBlic Sport