Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota, tha se në mbledhjen që nis në ora 16:00 do të diskutohet situata politike dhe çështje të tjera brenda partisë.
Ai përmendi edhe mundësinë e përfshirjes së Fatmir Limajt në listën e kandidatëve për deputetë, nëse kjo propozohet nga kryetari Bedri Hamza.
“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë. Letrën që na ka shkruar… do të diskutojmë në kryesi”, tha Bashota shkurt para mediave.


