Lajme

Molliqaj: Osmani u rikthye në LDK sepse aty po merr atë që nuk arriti ta fitoj me Kurtin

05/10/2026 20:22
nga:Genita C

Dardan Molliqaj ka deklaruar se Vjosa Osmani, sipas tij, ka ndryshuar qëndrim për rikthim në Lidhja Demokratike e Kosovës për të siguruar kandidimin për presidente, raporton GazetaBlic.

Molliqaj e ka kritikuar këtë lëvizje, duke thënë se tregon mungesë parimesh politike dhe se opozita duhet të jetë më parimore dhe jo e fokusuar vetëm në pozita.