Lajme

Nis “Tubimi i Bashkimit”, Abdixhiku e Osmani hyjnë bashkë në sallë

05/10/2026 18:24
nga:Genita C

Ka nisur “Tubimi i Bashkimit”, i organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku marrin pjesë kryetari i partisë Lumir Abdixhiku dhe e propozuara për presidente Vjosa Osmani, raporton GazetaBlic.

Të dy janë parë duke hyrë së bashku në sallë në fillim të ngjarjes, e cila ka filluar në ora 18:00 dhe po zhvillohet në atmosferë bashkimi dhe mobilizimi politik brenda subjektit.