Lajme

“Tubimi i bashkimit”, Zemaj: Presim veç fitore!

05/10/2026 18:07
nga:Genita C

Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pak para nisjes së tubimit të bashkimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se nga ky bashkim pret vetëm fitore e suksese, transmeton Klankosova.tv.

“Veç fitore, fitore, suksese, dhe të gjitha të mirat për Republikën e Kosovës, për LDK-në po ashtu”, u shpreh ai.

Sonte, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani do të paraqiten për herë të parë si prirës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.