Sporti

Galatasaray siguron titullin kampion në Turqi

05/09/2026 21:25
nga:Mergim Rreci

Galatasaray ka siguruar titullin e kampionit në mënyrë dramatike, duke mposhtur Antalyaspor me rezultatin 4:2 dhe duke kompletuar një tjetër sezon dominues në futbollin turk.

Megjithatë, pavarësisht dominimit të Galatasaray, goli i parë erdhi nga Antalyaspor. Pas një aksioni të organizuar, një krosim në zonë u finalizua me një goditje me kokë nga Soner Dikmen, duke zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë.

Në fund, Galatasaray reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka, duke vulosur një fitore të madhe dhe titullin kampion për të katërtën herë radhazi.

/GazetaBlic Sport/