Lajme

U.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, arrin në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së!

05/09/2026 11:02
nga:Y I

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot u pa duke shkuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Mbledhja e këtij Këshilli pritej të niste nga ora 10:00 dhe pritet që kreu i kësaj partie, Albin Kurti, të shpallet kandidat për kryeministër të vendit.

Haxhiu edhe mbrëmë u pa tek hynte në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.