Lajme

Publikohen çmimet e derivateve- Sot nafta 1.63 euro, benzina 1.51 dhe gasi 0.80!

05/09/2026 09:37
nga:Y I

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës.

Çmimi i naftës është 1.63 euro për litër, benzina 1.51 euro për litër, dhe gasi 0.80 euro për litër, bazuar në vendimin e kësaj ministrie.

MINT-i gjithashtu njofton se çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për sot dhe nesër.