Sporti

Futbolli është i bukur! Debutim ëndrrash, 16-vjeçari i Lens shënon pas vetëm 14 sekondash në lojë

05/08/2026 22:49
nga:Mergim Rreci

Një debutim për t’u mbajtur mend për Mezian Soares me RC Lens në ndeshjen ndaj FC Nantes.

Talenti portugez, vetëm 16 vjeç, u fut në lojë në minutën e 78-të dhe arriti të lërë menjëherë gjurmë, transmeton GazetaBlic Sport.

Vetëm 14 sekonda pasi hyri në fushë, Soares shënoi golin e tij të parë si profesionist, duke vulosur fitoren e Lens dhe duke ndezur festën e tifozëve.

Ja pamjet nga goli i tij i realizuar – VIDEO.

/GazetaBlic Sport/