Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur me besim për përballjen ndaj Paris Saint-Germain në finalen e UEFA Champions League, duke theksuar se skuadra e tij është e përgatitur për sfidën më të madhe të sezonit.
“Është ajo që është. Ne e dinim nivelin e kundërshtarit që duhej të përballnim, qoftë FC Bayern Munich apo PSG-në”, deklaroi Arteta në konferencë për media, transmeton GazetaBlic Sport.
Tekniku spanjoll vlerësoi cilësinë e skuadrës franceze, por njëkohësisht tregoi besim të plotë te potenciali i Arsenalit për të triumfuar në finalen e madhe.
“Ne e dimë cilësinë që ata kanë dhe kaq. Por padyshim që edhe ne kemi shumë besim se kur të vijë ai moment, do të japim atë që na nevojitet”, shtoi trajneri spanjoll.
Arsenali po kalon një sezon fantastik si në Premier League ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, duke synuar triumfin në të dy kompeticionet.
/GazetaBlic Sport/


