Lajme

Ish-deputetja e LVV-së, Albena Reshitaj, i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

05/08/2026 14:28
nga:Y I

Vjosa Osmani ka njoftuar se ekipit të saj si kandidate për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit i bashkohet edhe ish-deputetja e LVV-së, Albena Reshitaj.

Osmani tha se bashkëpunimi ndërmjet tyre ka zanifillën që një dekadë më parë i ndërtuar mes sfidash e suksesesh.

“Një bashkëpunim i filluar më shumë se një dekadë më parë, e i ndërtuar mes sfidash e suksesesh të përbashkëta, po vazhdon edhe sot.Prof.asoc.dr. Albena Reshitaj, ish ministre, deputete në 4 mandate, e mbi të gjitha një grua parimore dhe me bindje politike të qëndrueshme, ka dëshmuar vazhdimisht se nuk dorëzohet para asnjë sfide apo kërcënimi, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të Kosovës.Kur u zgjodha Presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës serbe në krijimin e institucioneve, pa asnjë interes personal e pa kërkuar absolutisht asgjë” shrkuan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: