Lajme

Hoxha: Kosova mund të shkojë në zgjedhje sërish në vjeshtë!

05/08/2026 11:41
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Ylli Hoxha, ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Hoxha për Euronews Albania tha se përveç zgjedhjeve tani në muajin qershor, Kosova mund të shkojë në zgjedhje edhe në vjeshtë.

“Ka patu ndikim në bllokadë edhe vonesa edhe LVV-ja por edhe subjektet opozitare. Krejt rezultat i kësaj ka qenë humbja e kohës. Kujt i duhet kjo humbje kohe, pse i duhet Kosovës humbja e kohës, askush nuk e shpjegon. Sipas të gjitha gjasave nga deklaratat paraprake të zotit Kurti ne mund të shkojmë edhe në një pal zgjedhje të tjera në vjeshtë. Pra do të humbim edhe gjashtë muaj të tjerë pa institucione” deklaroi Hoxha raporton “Gazeta Blic”.