Sporti

Carrick diskuton të ardhmen e tij: Do të shohim se çfarë do të ndodhë

05/08/2026 08:53
nga:Y I

Michael Carrick padyshim shihet si shpëtimtari i Manchester Unitedit.

Që nga emërimi i tij, “Djajtë e Kuq” janë rikthyer në formën e tyre teksa kanë marrë fitore të madhe ndaj rivalëve si Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.

Ata madje kanë siguruar një vend dhe në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ende nuk ka ndonjë vendim se a do të vazhdojë Carrick të jetë trajner, pasi që ai u emërua në kohë të përkohshme.

“Jam i qetë për këtë, do të zgjidhet kur të jetë e mundur. Është jashtë kontrollit tim, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Carrick.

United, aktualisht në Premierligë është në vend të 3-të me 64 pikë.