Sporti

Valverde dhe Tchouameni nuk pritet të luajnë në ‘El Clasico’

05/07/2026 19:46
nga:Mergim Rreci

Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni pritet të mungojnë në El Clasico kundër Barcelonës, pasi Real Madrid ka vendosur masa disiplinore pas një përplasjeje mes dy mesfushorëve gjatë stërvitjeve të fundit.

Sipas raportimeve, incidenti ka krijuar tension brenda skuadrës dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i lënë të dy jashtë listës për ndeshjen më të madhe të sezonit.

Klubi ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen apo për kohëzgjatjen e masës disiplinore, por situata pritet të ketë ndikim në planin taktik të trajnerit për sfidën ndaj Barcelonës.

El Clasico mbetet një nga ndeshjet më të ndjekura në botë, dhe mungesa e dy lojtarëve kyç shton edhe më shumë tensionin para përballjes, sidomos kur Barcelonës i duhet vetëm një pikë për tu shpalluar kampione.

/GazetaBlic Sport/