Emri i Jose Mourinho po rikthehet në diskutimet rreth pozitë së trajneri tek Real Madrid, mes raportimeve për një situatë të tensionuar brenda klubit.
Sipas mediave spanjolle, Mourinho mbetet një nga kandidatët potencialë në rast se drejtuesit vendosin për ndryshim në stol. Ai shihet si një trajner me autoritet të fortë, i aftë të vendosë disiplinë dhe të unifikojë dhomën e zhveshjes në momente të vështira, transmeton GazetaBlic Sport.
Po ashtu, thuhet se vetë Mourinho është i hapur ndaj një rikthimi të mundshëm në Madrid, ku ka drejtuar më parë dhe ka lënë një gjurmë të fortë si në rezultate ashtu edhe në mënyrën e tij të menaxhimit të skuadrës.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Real Madrid për ndryshime në pankinë, dhe gjithçka mbetet në nivel raportimesh dhe diskutimesh të brendshme.
/GazetaBlic Sport/


