Sporti

Koha e finales së madhe, Trepça dhe Bashkimi premtojnë spektakël të jashtëzakonshëm

05/07/2026 17:55
nga:Mergim Rreci

Ka ardhur momenti vendimtar për të mbyllur sezonin dhe për të kurorëzuar kampionin në basketbollin kosovar.

Trepça dhe Bashkimi do të përballen në finalen e madhe pas një edicioni të gjatë dhe shumë të luftuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Dy ekipet janë takuar edhe në sezonin e kaluar, ku mitrovicasit dolën fitues me rezultat 4 me 2 në serinë finale. Po ashtu, ata kanë qenë rivalë edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, të cilat gjithashtu përfunduan me triumfin e Trepçës.

Seria e finaleve nis të dielën në Mitrovicë, ndërsa skuadra që arrin katër fitore do të shpallet kampione.

Orari i ndeshjes së parë

E diel, Trepça – Bashkimi, 19:30 – Palestra ‘Minatori’.

/GazetaBlic Sport/