Lajme

“Fatmir Limaj ishte i gatshëm ta shkrijë Nismën në PDK”, thotë Canaj

05/07/2026 15:03
nga:Genita C

Ish-diplomati Blerim Canaj ka deklaruar se Fatmir Limaj ka qenë i hapur për afrimin e Nismës me PDK-në, madje edhe për shkrirjen e plotë të strukturës së partisë në këtë subjekt politik.

Sipas Canajt, kërkesa e Limajt ka qenë e qartë prej kohësh dhe nuk ka nevojë për arsyetime shtesë publike, duke lënë të kuptohet se ekzistonte gatishmëri për bashkëpunim më të thellë politik mes dy partive.

“T’ju them të drejtën, PDK-ja po e përdor këtë term… Nuk ka nevojë për më shumë arsyetime nga z. Limaj nëpër media, sepse në fund të ditës, nëse një parti ka interesim, kërkesa e z. Fatmir Limaj ka qenë e hapur prej kohësh, madje jo vetëm për t’u përafruar me PDK-në si Nisma, por z. Limaj ka qenë i gatshëm që të gjithë strukturën e vet ta shkrijë në PDK”, tha Canaj për GazetaBlic.