Ministri i Mbrojtjes i Kosova, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretëria e Bashkuar, Vernon Coaker, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes.
Gjatë takimit, palët vlerësuan partneritetin e deritanishëm në kuadër të misioneve të përbashkëta në Ishujt Falkland dhe Belize, si dhe kontributin në operacionin “Interflex”.
Në frymën e partneritetit ndërmjet dy vendeve mike dhe aleate, u ritheksua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë trajnimet ushtarake, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ushtarake.
Sipas Maqedoncit, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.


