Lajme

Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas

05/07/2026 12:05
nga:Y I

Petrit Hajdari ka njoftuar se është larguar nga drejtimi i Degës së PDK-së në Drenas, pas kërkesës së kryetarit të partisë, Bedri Hamza.

Hajdari ka thënë se vendimin e ka marrë duke mos dashur t’u bëhet pengesë proceseve të nevojshme brenda partisë, ndërsa ka theksuar se angazhimin e tij do ta vazhdojë në kryesinë qendrore të PDK-së.

“Në Degën e PDK-së në Drenas kemi korrur sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit nacionale, duke dalë dega më e fuqishme e PDK-së. Me besimin se duke e çuar përpara PDK-në e çojmë përpara Kosovën, angazhimi ka qenë i përhershëm e i përditshëm. Megjithatë, duke mos dashur t’i bëhem pengesë proceseve të nevojshme, me kërkesë të kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, kam vendosur sot ta liroj degën e PDK-së në Drenas dhe ta fokusoj kontributin në kryesinë qëndrore” ka shkruar Hajdari.

Reagimi i plotë: