Lajme

Konjufca i kërkon Irlandës mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

05/06/2026 13:44
nga:Genita C

Glauk Konjufca ka zhvilluar vizitën e tij të parë bilaterale në Irlandë, ku u takua me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee, si dhe me anëtarë të Komitetit të Parlamentit dhe Senatorin Pat Casey, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimeve u diskutuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Irlandës, thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe mbështetja irlandeze për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen njësoj në procesin evropian.