Lajme

Kurti thirrje mërgatës: Regjistrohuni për votim, bëhuni pjesë e vendimmarrjes

05/06/2026 13:59
nga:L J

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë i tij: 

Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi për votim nga mërgata ka filluar.

Afati për regjistrim është nga 6 deri më 17 maj 2026.

Linku për regjistrim: https://diaspora.kqz-ks.org

Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ftoni familjarët, miqtë e dashamirët të bëhen pjesë e vendimmarrjes fillimisht duke u regjistruar për votim, pastaj edhe për të votuar.

Kujdes: Ju që vini fizikisht në Kosovë, nuk keni nevojë për regjistrim.”