Në një intervistë me L’Equipe, Lucas Moura reflektoi mbi karrierën e tij me Paris Saint-Germain dhe shprehu zhgënjimin e tij që nuk e fitoi Ligën e Kampionëve gjatë karrierës.
“Isha shumë i lumtur për klubin, për tifozët, por nga ana tjetër, isha pak i mërzitur dhe më erdhi keq që nuk e ngrita kurrë atë trofe në kohën time”, deklaroi ai.
Ai vazhdoi duke shtuar: “Nuk arritëm shumë larg. Por pastaj, kur pashë gëzimin, lehtësimin, lumturinë e Marquinhos, kjo më ngrohu zemrën”.
PSG fitoi vitin e kaluar trofeun e Championsit për herë të parë në histori.
/GazetaBlic Sport


