Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj veprimeve të qeverisë në dorëheqje, duke theksuar se ajo ka kompetenca të kufizuara sipas ligjit, raporton GazetaBlic.
Ai iu referua nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, i cili ndalon inicimin e procedurave të reja për emërime publike në këtë fazë.
Tahiri ngriti shqetësime për shpalljen e konkurseve për rreth 20 pozita të larta, duke e cilësuar këtë si shkelje të frymës ligjore dhe rrezik për kapje institucionale gjatë periudhës tranzitore.
Ai theksoi se respektimi i ligjit është detyrim dhe jo zgjedhje.


