Lajme

Autoritetet zviceriane raportojnë për një rast me hantavirus

05/06/2026 12:00
nga:L J

Një burrë në Zvicër ndodhet në spital me hantavirus, pasi qe kishte udhëtuar me anijen turistike MV Hondius, kan bërë të ditur autoritetet Zvicerane.

Sipas njoftimeve, burri u kthye nga udhëtimi prej Amerikës se Jugut (në fund të prillit) dhe u paraqit në Spitalin Universitar të Cyrihut pasi që shfaqu simptoma.

Qeveria thotë se ai u vendos menjëherë në izolim, duke shtuar se “aktualisht nuk ka rrezik për publikun”.

Autoritetet po hetojnë nëse ai ka pasur kontakt me persona të tjerë gjatë kohës që ishte i sëmurë.

Burri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë udhëtimit, e cila nuk ka shfaqur ende simptoma, por gjithashtu është izoluar si masë paraprake