Lajme

Aksident në Vitomiricë të Pejës, një i lënduar pas përplasjes veturë–motoçikletë

05/06/2026 08:50
nga:Sh R

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e përplasjes së një veture me një motoçikletë mëngjesin e sotëm në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se i lënduari është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor.

Ndërsa, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shikuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.