Sporti

Kompany: Ne luajmë në shtëpi, do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur finalen

05/06/2026 08:32
nga:L J

Në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është shprehur optimist për shanset e ekipit të tij për të përmbysur një disavantazh prej një goli dhe për të siguruar një vend në finalen e Budapestit, e cila do të mbahet më 30 maj.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Kompany theksoi lidhjen e fortë midis ekipit dhe tifozëve si një faktor kyç në sukses.

“Ekziston një lidhje e shkëlqyer midis kësaj skuadre dhe tifozëve. Në fillim të sezonit, ndoshta jo shumë veta besonin se do të kishim ende një shans për të arritur në finale. Tani që jemi këtu, kemi përjetuar shumë momente të veçanta. Dhe mendoj se tifozët besojnë se mund ta bëjmë. Duam që ky të jetë një moment i paharrueshëm”, tha fillimisht Kompany.

“Misioni është të fitojmë ndeshjen. Ne kemi ide në të cilat besojmë dhe që na ndihmojnë ta bëjmë këtë. Ne kemi treguar se mund të fitojmë shumë ndeshje, PSG gjithashtu e ka treguar këtë. Në fund të fundit, duhet të shënosh një gol më shumë se kundërshtari yt për të fituar. Nëse mund ta bësh pa pësuar gol, kjo është më e mira që mund të ndodhë. Ne po luajmë në shtëpi, duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur finalen”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Bayern Munich dhe PSG luhet sonte nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport