Lajme

Muhaxhiri paralajmëron, “Vjeshta do të na gjejë edhe me një palë zgjedhje”

05/05/2026 23:52
nga:Sh R

Analisti politik Arton Muhaxhiri në ”click” të RTV21 ka parashikuar se Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje të reja në vjeshtë, duke ngritur pikëpyetje për stabilitetin politik në vend.

“Prap zgjedhje. Ka gjasa, jam i bindur se do të kemi zgjedhje. Vjeshta do të na gjejë edhe me një palë zgjedhje.”, tha Muhaxhiri.

Ai tutje ka shtuar se vendi do të përballet me ”zgjedhje të shpeshta”.