Sporti

Shearer me fjalë të mëdha për Arsenalin: Paraqitje e mençur, arritje fantastike!

05/05/2026 23:13
nga:Mergim Rreci

Alan Shearer ka reaguar pas suksesit të Arsenalit për të siguruar finalen e UEFA Champions League.

Ish-sulmuesi anglez vlerësoi paraqitjen e “Topçinjve”, duke theksuar se kjo nuk ishte një nga ndeshjet e tyre më të bukura, por ishte pikërisht ajo që kërkohej për të arritur objektivin, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk ishte një performancë klasike e Arsenalit, por nuk kishte pse të ishte e tillë. Duhej të ishte një paraqitje që i çonte përpara dhe kjo është pikërisht ajo që bënë,” u shpreh Shearer.

Ai theksoi se ndeshja u fitua falë shpirtit luftarak dhe sakrificës së lojtarëve në fushë.

“Ata duhej të luftonin, të përplaseshin dhe të garonin për çdo top. Dhe kur erdhi momenti për të kaluar në avantazh 1-0, ata e shfrytëzuan mundësinë,” shtoi ai.

Sipas Shearer, vendosmëria dhe përkushtimi fizik i skuadrës ishin faktorët vendimtarë në këtë kualifikim historik.

“Ata vunë trupin në vijë të parë dhe kjo ishte e mjaftueshme për t’i çuar në Budapest,” deklaroi ai, duke iu referuar finales që do të zhvillohet në Budapest.

Në fund, ish-ylli anglez nuk kurseu fjalët pozitive për skuadrën londineze: “Urime Arsenalit,” përfundoi ai shkurt, duke përmbledhur një mbrëmje të suksesshme për klubin anglez.

/GazetaBlic Sport/