Arsenali ka siguruar një vend në finalen e madhe në Ligën e Kampionëve.
Skuadra angleze ka triumfuar në ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme ishte 1 me 0, kurse ai i përgjithshmi 2 me 1.
Saka e shënoi golin me vlerë të madhe, me Arsenalin që e pret tashmë në finale njërën nga dy skuadrat, Bayern Munich – PSG.
/GazetaBlic Sport/


