Paris Saint-Germain ka publikuar listën me 23 lojtarë për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich në Allianz Arena, në kuadër të gjysmëfinaleve të UEFA Champions League.
Trajneri Luis Enrique përballet me mungesa të rëndësishme në prag të këtij dueli vendimtar. Mbrojtësi i djathtë Achraf Hakimi do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë, të pësuar në fund të ndeshjes së parë.
Ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, ndërsa zëvendësimi i tij në formacion mund të jetë i riu francez Warren Zaire-Emery, i cili zakonisht aktivizohet në mesfushë.
Problemet nuk ndalen me kaq për kampionët francezë. Portieri Luca Chevalier nuk është përfshirë në listë pas një dëmtimi të pësuar në stërvitje.
Në dispozicion të trajnerit mbeten portieri titullar Matvey Safonov dhe rezervisti Renato Marin, ndërsa në skuadër janë thirrur edhe dy portierë të rinj, Bilal Lorendon dhe Arthur Vigneault.
PSG synon të sigurojë një vend në finale, pavarësisht mungesave, në një përballje që pritet të jetë mjaft e fortë në Mynih.
Squad for the trip to Bayern! ⚔️#FCBPSG I #UCL pic.twitter.com/R6pFvSKtKp
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 5, 2026
/GazetaBlic Sport/


