Lajme

Kurti: Njohja nga SHBA për Agjencinë e Akreditimit, sukses historik për arsimin e lartë në Kosovë

05/05/2026 15:24
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim është njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA (CHEA) për një periudhë shtatëvjeçare, deri më 31 dhjetor 2033, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, kjo përbën një arritje të rëndësishme për shtetin dhe sistemin e arsimit të lartë, duke theksuar se Kosova është aktualisht vendi i parë dhe i vetëm në Evropë që gëzon këtë status në Shtetet e Bashkuara.

Ai e ka cilësuar këtë sukses si rezultat të reformave dhe përkushtimit institucional për rritjen e cilësisë në arsim, duke shtuar se kjo do të ndikojë në forcimin e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët, profesorët dhe institucionet arsimore.