Lajme

949 Qendra të votimit në Kosovë për zgjedhjet e 7 qershorit

05/05/2026 15:19
nga:L J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 949.

Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht.

Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilatpas ditës së zgjedhjeve do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve.