Lajme

“Call me, nëse keni telashe, mos e lëshoni vendin” – Labinot Tahiri jep detaje nga takimi me Vjosa Osmanin

05/05/2026 13:41
nga:Genita C

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka pritur në vizitë ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton GazetaBlic.

Ai ka njoftuar se takimi ka qenë i ngrohtë dhe miqësor, duke e falënderuar presidenten për vizitën në qytet dhe për angazhimin e saj ndaj qytetarëve, diasporës dhe të rinjve.

Tahiri shtoi se presidentja u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve të mos largohen nga vendi dhe të mbeten të angazhuar për të ardhmen e Kosovës.