Lajme

Bugaqku, KDI: Zgjedhjet e 7 qershorit pritet të kushtojnë mbi 10 milion euro!

05/05/2026 12:19
nga:Y I

Qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen sërish kutive të votimit me datën 7 qershor.

Këto zgjedhje pritet të kenë një kosto të lartë, rreth 10 milion e 887 mijë euro.

Kështu deklaroi për “Gazeta Blic” Vullnet Bugaqku nga KDI.

“Çdo palë zgjedhje kanë një kosto financiare që i kushtojnë buxhetit të shtetit. Së fundi edhe KQZ-ja në një mbledhje të javës së kaluar veçse vendosi për këtë proces zgjedhor. Shtetit të Kosovës do t’i kushton diku 10 milion e 887 mijë euro pra përafërsisht shumë e njëjtë sa kishte edhe në zgjedhjet e datës 28 dhjetor 2025. Si buxhet si i tillë natyrisht që është një kosto e lartë, organizimi i një procesi elektoral sidomos për zgjedhjet parlamentare nevojitet që të ketë sa më shumë buxhet, kapacitete të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që komplet procesi të organizohet në mënyrë të drejtë”

“Ne presim që edhe ky proces zgjedhor i datës 7 qershor të jetë i drejtë, transparent, të ketë integritet dhe gjithsesi të mos kemi asnjë lloj manipulimi dhe asnjë lloj arsye që e cënon por edhe e lëndon këtë proces zgjedhor” deklaroi Bugaqku në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/