Ish-presidentja Vjosa Osmani thotë se nuk ka bërë asnjë kërkesë për përfshirje në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, teksa ka shmangur dhënien e një përgjigjeje të prerë për formën e kandidimit, duke thënë se vendimet do të bëhen publike në kohën e duhur.
E pyetur nëse do të kandidojë për presidente apo deputete, Osmani u shpreh se nuk është e përshtatshme të bëhen spekulime dhe se nuk ka kërkuar kurrë ndonjë pozitë politike.
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.
“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo.


