Lajme

Gucati: Edhe 30 mijë nënshkrime sot nga Evropa dorëzohen në Bruksel për katërshen e UÇK-së

05/04/2026 14:30
nga:Genita C

Pak javë para shpalljes së vendimit për “katërshen e UÇK-së”, Gjykatës Speciale në Hagë pritet t’i dorëzohen mbi 200 mijë nënshkrime në mbështetje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Peticioni kombëtar, i iniciuar rreth dy muaj më parë, do të dorëzohet të mërkurën nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka bërë të ditur se në kuadër të këtij procesi do të mbërrijnë edhe nënshkrime të tjera nga diaspora.

“Kam informacione se sot do të dorëzohen edhe 30 mijë nënshkrime nga Evropa, në Bruksel, ku po bëhet edhe paketimi i tyre”, tha Gucati në “Kosova Today”.