Lajme

Ramush Haradinaj: Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit, meritojnë respekt e vlerësim për shërbimin ndaj vendit

05/04/2026 11:39
nga:L J

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot për ditën ndërkombëtare të zjarrfikësve vlerësoi ata për punën që e bëjnë për qytetarët e vendit tonë.

Sipas Haradinajt zjarrfikësit meritojnë më shumë se kurrë respektin dhe vlersimin tonë, sepse me përkushtim dhe guxim çdo ditë jane në shërbim të qytetarëve.

Më poshtë keni postimin e Haradinajt në Facebook:

“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit.
Në kushte të vështira, të lënë anash dhe pa mbështetjen e duhur nga qeverisja e fundit, ata nuk u ndalën asnjëherë. Me përkushtim dhe guxim, çdo ditë janë në vijën e parë në shërbim të qytetarëve.
Sot, më shumë se kurrë, meritojnë respektin, vlerësimin dhe përkrahjen për shërbimin ndaj vendit.
Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre.
4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaBlic