Lajme

Trump: ShBA do të “udhëheqë” anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit

05/04/2026 07:21
nga:Genita C

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do të ndihmojë në udhëheqjen e anijeve të bllokuara për të dalë nga Ngushtica e Hormuzit duke filluar nga dita e hënë.

“Për të mirën e Iranit, Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, u kemi thënë këtyre vendeve se do t’i udhëheqim anijet e tyre në mënyrë të sigurt jashtë këtyre rrugëve ujore të kufizuara”, shkroi ai në rrjetet sociale, pa specifikuar se cilat vende do të përfitonin nga kjo ndihmë.

Trump tha se çdo ndërhyrje në këtë proces, të cilin e quajti “Project Freedom”, “do të trajtohet me forcë”, raporton BBC.