Lajme

Kurti përkujton Masakrën e Studimes: Këto krime nuk harrohen, nuk falen dhe nuk zbehen me kohën

05/02/2026 20:36
nga:Y I

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Studimes, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Kurti ka rikujtuar se më 2 maj 1999, forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë, burra, gra, pleq dhe fëmijë, që po lëviznin nga Studimja e Poshtme drejt Studimes së Epërme.

Kurti tha se krimet e luftës nuk mund të harrohen dhe drejtësia mbetet e domosdoshme.

“Këto krime nuk harrohen, nuk falen dhe nuk zbehen me kohën. Ato mbesin plagë e hapur, derisa drejtësia e plotë të vihet në vend dhe përgjegjësit të përballen me dënimet e merituara.Pa drejtësinë për viktimat shqiptare, për fëmijët dhe pleqtë e Studimes, Serbia nuk radhitet dot mes shteteve dhe kombeve që ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi vlerat njerëzore” shkruan Kurti.

Postimi i plotë: