Treshja kosovare, Leon Avdullahu, Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari kanë lëshuar nga duart një fitore të madhe në Bundesligë.
Skuadra e tyre Hoffenheim kishte avantazhin deri në fund të ndeshjes ndaj Stuttgart, në përballjen direkte për një vend në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, ndeshja përfundoi me shifrat 3 me 3, me skuadrën e Hoffenheim që renditet në vendin e pestë me 58 pikë, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm që është në vendin e katërt.
Në këtë takim, asistim të bukur bëri Fisnik Asllani tek goli i parë i realizuar nga skuadra e tij.
/GazetaBlic Sport/


