FNSH ka zhvilluar sot në mëngjes në 2 maj një operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd dhe në Prrenjas.
Kontrolle po kryhen në bashkitë kryesore të qarkut Elbasan, si dhe në disa lokacione të tjera, raporton Klan New.
Mësohet se janë vendosur në pranga 18 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Kontrolle intenstive janë bërë dhe në 20 banesa dhe lokale, teksa është sekuestruar dhe lëndë narkotike e llojit kokainë.


