Lajme

Policia e Kosovës: ‘Vila e Radoiçiqit’ monitorohet me kamera, nuk lejohen aty persona të paautorizuar

05/01/2026 22:19
nga:Y I

Policia e Kosovës sqaroi se në vilën e Millan Radoiçiqit në Mitrovicë të Veriut çdo hyrje-dalje monitorohet nga policia dhe se hyrja-dalja bëhet vetëm nga personat e autorizuar: zyrtarët policorë, zyrtarët e mbrojtjes së afërt, zyrtarët institucionalë dhe vetëm personat që marrin leje të caktuar dhe në asnjë rast nuk lejohen persona të tjerë apo civilë.

Sqarimi i Policisë së Kosovës që nuk përmend emra, vjen pas akuzave të ish-deputetit Hisen Berisha ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për prostitucion, që Berisha i bëri në një debat të ashpër me ish-deputetin e Vetëvendosjes Adnan Rrustemi.

“Ju pjella të Serbisë ju punën e Serbisë e bëni në Kosovë me Listën Serbe bashkëpunoni ju. Ku e ke zotin Sveçla? E kishe me prostituta në vilën e Radoiqiçit dhe secilin prej juve”, u shpreh Berisha në A2 CNN.

Komunikata e plotë: