Sporti

Incident në Vankuver: Përplasje Izrael–Palestinë në Kongresin e FIFA-s

05/01/2026 09:50
nga:Mergim Rreci

Kongresi i 76-të i FIFA-s , i cili po zhvillohet në Vankuver, u shoqërua me tensione përgjatë boshtit Izrael-Palestinë.

Tensionet u përshkallëzuan kur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u përpoq të thërriste përfaqësuesit e Izraelit dhe Palestinës, transmeton GazetaBlic Sport.

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, refuzoi të shtrëngonte duart me nënkryetarin e Shoqatës Izraelite të Futbollit, Bassim Sheikh Suliman, duke shkaktuar tension në Kongres.

E pyetur se çfarë tha Rajoub kur refuzoi të shtrëngonte duart, nënkryetarja e Shoqatës Palestineze të Futbollit, Susan Shalabi, i tha Reuters: “Nuk mund t’i shtrëngoj duart dikujt që izraelitët e sollën për të nënvlerësuar fashizmin dhe gjenocidin e tyre! Ne po vuajmë.”

Fjalët e saj vijnë pasi përfaqësuesit izraelitë mohuan se vendi i tyre kreu gjenocid në Gaza.

/GazetaBlic Sport/