Barcelona është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme për të ardhmen e klubit.
Trajneri gjerman Hansi Flick pritet të firmosë rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2028, një lëvizje që konfirmon besimin e plotë të drejtuesve katalanas në projektin e tij.
Sipas raportimeve, zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje do të ndodhë vetëm pasi Barcelona të sigurojë matematikisht titullin kampion në La Liga.
Me këtë marrëveshje, klubi synon të ruajë kontinuitetin dhe të forcojë ambiciet për trofe të mëdhenj, si në Spanjë ashtu edhe në arenën evropiane.
/GazetaBlic Sport/


