Lajme

Kasapolli: Kurti sot është kryeministër, president, kryeprokuror…

04/30/2026 23:32
nga:Genita C

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se të gjitha institucionet e kanë një emër.

“Sot Kryetari i Qeverisë, Kryetari i Kuvendit, President, Kryeprokuror është Albin Kurti, gjithçka është dhe pse të hyjë në marrëveshje me një subjekt politik dhe të rrezikonte këto pozita, Albin Kurti e ka logjikën: Aman zot, zgjat këtë vakti”, tha ai.