Lajme

Haradinaj falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën pro anëtarësimit të Kosovës në NATO

04/30/2026 21:59
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që mbështet integrimin e Kosovës në NATO, raporton GazetaBlic.

Haradinaj shprehu mirënjohje edhe për organizatën Albanians for America, si dhe për aktivistët Harry Bajraktari dhe Gino Mulliqi, duke vlerësuar angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës në institucionet amerikane.

Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe sigurisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e pranisë politike në SHBA.