Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim në Mitrovicë me kryetarin Faton Peci, ku është diskutuar për zhvillimet pozitive në qytet dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Ajo theksoi se fokusi i bisedës ishte fuqizimi i mëtejmë i grave dhe rinisë, duke e cilësuar takimin si frytdhënës dhe në të mirë të qytetarëve.
Jahjaga gjithashtu shprehu kënaqësinë për rikthimin në Mitrovicë dhe falënderoi për mikëpritjen.


